Kapitujt

Dalja: 26. Banesa. Pėlhurat dhe mbuloja

26

1 “Kurse Banesėn punoje kėshtu: punoji dhjetė koltrina me pėlhurė liri tė tjerrė ngjyrė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur tė qendisura me figura kerubinėsh artistikisht. 2 Gjatėsia e njėrės pėlhurė: njėzet e tetė kutė; gjerėsia katėr kutė e njėrės pėlhurė; masa e njėjtė e tė gjitha koltrinave. 3 Pesė koltrina le tė bashkohen njėra me tjetrėn, e pesė tjerat po ashtu duhet tė bashkohen njėra me tjetrėn. 4 Punoji edhe vjegėzat prej leshit ngjyrė viollce nė kindin e njėrės koltrinė nė fund nė vend ku pėrpiqen, po kėshtu puno edhe nė koltrinėn tjetėr nė kindin ku duhet tė pėrpiqen. 5 Punoji pesėdhjetė vjegėza nė kindin e njėrės koltrinė e pesėdhjetė vjegėza nė kindin e koltrinės tjetėr. Vjegėzat le tė punohen njėra kundrejt tjetrės. 6 Punoji edhe pesėdhjetė komēarė ari, me tė cilėt do tė lidhen pėlhurat e koltrinave, qė Banesa tė bėhet njė tėrėsi.

7 Punoji edhe njėmbėdhjetė ēulla me lesh dhish pėr Tendėn mbi Banesėn. 8 Gjatėsia e ēullit tė jetė tridhjetė kutė, kurse gjerėsia tė jetė katėr kutė; tė gjithė ēullat tė kenė tė njėjtėn masė. 9 Pėrpiqi pesė ēulla veēmas e pastaj edhe gjashtė tė tjerėt veēmas, por ashtu qė ēulli i gjashtė tė bėhet dyfish nė ballė tė Tendės. 10 Punoj pesėdhjetė vjegėza nė buzė tė ēullit tė fundit nė vend tė pėrpjekjes tė tė parit e pesėdhjetė nė buzė tė ēullit nė vend tė pėrpjekjes sė tjetrit. 11 Punoji edhe pesėdhjetė komēarė bronzi, me tė cilėt tė mbėrthehen vjegėzat qė prej tė gjithėve tė bėhet Banesa njė tėrėsi. 12 E sa tepron prej ēullave tė pėrgatitur pėr mbulojė, d. m. th. njė ēull i dyfishuar, me gjysmėn e tij mbuloje pjesėn e sprasme tė Banesės; 13 njė kut qė tepron nė njėrėn anė e njė kut qė tepron nė anėn tjetėr pėr gjatėsi tė ēullave tė Tendės, le tė bien mbi dy krahėt e Banesės pėr ta mbrojtur nga njėra anė e nga ana tjetėr.

14 Punoje pastaj edhe njė mbulesė tjetėr pėr Banesėn. Tė jetė prej lėkurave tė regjura e tė ngjyrosura kuq deshėsh dhe edhe njė mbulesė tjetėr me lėkura delfinėsh.

Lėnda drusore

15 Prej drurit tė akacies punoji dėrrasat pingule tė Banesės. 16 Secila tė jetė e gjatė dhjetė kutė dhe e gjerė njė kut e gjysmė. 17 Ēdo dėrrasė t’i ketė dy kunja me tė cilėt tė lidhet dėrrasa me dėrrasė; kėshtu punoji tė gjitha dėrrasat e Banesės. 18 Kėso dėrrasash tė jenė pėr krahun e jugut qė kthen prej mesditės njėzet. 19 Pėr ta shkrij dyzet fundra argjendi, dy baza pėr dy kunjat e dėrrasės sė parė, e kėshtu rėndom dy baza pėr dy kunja tė secilės dėrrasė. 20 Po ashtu nė krahun e dytė tė Banesės qė ėshtė nė anė tė veriut, punoj njėzet dėrrasa, 21 dhe tė kenė dyzetė fundra argjendi: nga dy fundra duhet t’i vihen secilės dėrrasė. 22 Nė anėn e fundme tė Banesės, nė perėndim, vėri gjashtė dėrrasa. 23 Punoji edhe dy dėrrasa pėr tė tjera qė do tė ngulen nė kėnde tė Banesės pėrpas. 24 Kėshtu le tė jenė binjake prej poshtė e deri lart tė bashkuara nė njė tėrėsi; tė tilla le tė jenė kėto tė dyja pėr tė dy kėndet. 25 Pra, le tė jenė tetė dėrrasa me fundrat e tyre tė argjendta: gjashtėmbėdhjetė fundra tė argjendta, vėri nga dy fundra secilės dėrrasė. 26 Punoji edhe tėrthorcat prej drurit tė akacies: pesė pėr t’i mbajtur dėrrasat nė njėrėn anė 27 e pesė pėr anėn tjetėr tė Banesės e pesė pėr pjesėn pas nė krahun e perėndimit. 28 Tėrthorca e mesme le tė shkojė pėr mjedis tė dėrrasave prej njėrit skaj nė tjetrin. 29 Dėrrasat veshi me ar dhe shkrij pėr to rrathė ari, 30 nėpėr tė cilėt tėrthorcat do tė pėrshkohen; punoji prej ari”.

Tisi

31 Punoje edhe koltrinėn prej pėlhure ngjyrė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe prej lirit tė tjerrė me kerubina tė qendisur nė tė me mjeshtri. 32 Vare nė katėr shtyllakė prej drurit tė akacies. Edhe kėta duhet tė jenė tė praruar, komēarėt t’i kenė tė artė e fundrat tė argjendta. 33 Vare koltrinėn nė varėse e pas saj fute Arkėn e Dėshmisė. Kėshtu tisi do ta ndajė Shenjtėroren nga Shenjtėrorja e shenjtėrve.

34 Vėre edhe Pajtimoren mbi Arkėn e Dėshmisė nė Shenjtėroren e shenjtėrve, 35 kurse tryezėn jashtė koltrinės e shandanin nė anėn e jugut tė Banesės, pėrballė tryezės. Tryezėn vendoje nė anė tė veriut.

36 Pėr nė hyrje tė tendės punoje dhe njė napė prej pėlhure ngjyrė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur me li tė pėrpunuar tė qendisur me mjeshtri. 37 Pėr napėn punoji pesė shtyllakė prej drurit tė akacies tė praruar, para tė cilėve do tė vihet napa. Komēarėt le tė punohen prej arit, e bazat prej bronzit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Banesa. Pėlhurat dhe mbuloja