Kapitujt

Dalja: 25. Ndihmat pėr shenjtėroren

25

1 Zoti i tha Moisiut: 2 “Thuaju bijve tė Izraelit tė mė sjellin dhurata. Pranoni prej secilit njeri qė i jep vullnetarisht. 3 Merrni kėto dhurata: ar, argjend dhe bronz, 4 pėlhurė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur, li tė tjerrė dhe lesh dhie, 5 lėkura tė regjura deshėsh tė ngjyrosura kuq, lėkura delfini e dru akacie, 6 vaj pėr ndriēim, erėra tė mira pėr vajra lyerjeje e kemimi tė erėndshėm, 7 gurė oniksi dhe tė tjerė gurė tė paēmueshėm pėr tė stolisur shpinoren dhe parzmoren. 8 Le tė ma punojnė Shenjtėroren qė tė mund tė banoj nė mesin e tyre. 9 Nė ndėrtimin e Banesės dhe tė tė gjitha gjėrave qė i pėrkasin kultit, duhet t’i ndėrtoni pikė pėr pikė sipas gjedhes qė do ta tregoj ty”.

Tenda dhe orenditė e saja: Arka

10 “Le ta punojnė Arkėn prej drurit tė akacies: dy kutė e gjysmė tė gjatė, tė gjerė njė kut e gjysmė, tė lartė po ashtu njė kut e gjysmė. 11 Praroje me ar tė pastėr pėrbrenda e pėrjashta; sipėr bėji pėrreth njė brez ari. 12 Shkrij pėr tė katėr rrathė ari dhe mbėrthej nė katėr kėmbėt e arkės: dy rrathė nė njėrin krah e dy tė tjerė nė krahun tjetėr. 13 Punoj gjithashtu edhe shtagat druri tė akacies dhe veshi me ar; 14 atėherė shtjeri nė rrathė qė janė nė krahėt e Arkės qė tė mbaret nė to. 15Shtagat le tė jenė gjithmonė nė rrathė dhe tė mos hiqen askurrė prej tyre. 16 Nė Arkė brenda vendoje Dėshminė qė do ta jap.

17 Punoje kapakun ‑ Pajtimoren prej arit tė pastėr: le tė jetė e gjatė dy kutė e gjysmė e gjerė njė kut e gjysmė. 18 Punoj edhe dy kerubinė tė artė: farkoj nė dy skajet e Pajtimores; 19 njėri kerubin tė jetė nė njėrin skaj, e tjetri nė tjetrin: mbėrthej nė dy skajet e Pajtimores, kėshtu qė tė pėrftojnė njė tėrėsi. 20 Le t’i shtrijnė krahėt pėrmbi qė me krahėt e tyre ta mbulojnė Pajtimoren; le tė jenė fytyrė pėr fytyrė, me fytyrė mbi Pajtimoren, 21 me tė cilėn mbulohet Arka, nė tė cilėn vendose Dėshminė qė do ta jap ty.

22 Aty do tė takohem me ty, e pėrmbi Pajtimoren ndėrmjet dy kerubinėve qė do tė jenė mbi Arkėn e Dėshmisė, do t’i jap tė gjitha urdhėrimet lidhur me izraelitėt”.

Tryeza e bukėve tė kushtimit

23 “Punoje edhe njė tryezė prej drurit tė akacies tė gjatė dy kutė, tė gjerė njė kut e tė lartė njė kut e gjysmė. 24 Praroje me ar krejtėsisht tė pastėr e pėrreth punoje njė brez ari. 25 Bėje pastaj buzėn tė gjerė katėr gishta rreth e rreth e mbi tė rreth e rreth njė brez ari. 26 Punoj edhe katėr rrathė tė artė e vėri nė katėr kėndet e tryezės te secila kėmbė. 27 Pėrbri buzės do tė jenė rrathėt e artė pėr t’i futur nėpėr ta shtagat pėr ta mbartur tryezėn.

28 Edhe shtagat punoji prej drurit tė akacies dhe veshi me ar. Me anė tė tyre do tė mbaret tryeza. 29 Puno edhe mashtka, gota, enė e kupa pėr t’i njomur kushtet; le tė jenė prej arit tė pastėr. 30 Mbi tryezė vendosi bukėt e kushtimit qė tė jenė nė praninė time pėrgjithmonė”.

Shandani

31 “Punoje edhe njė shandan ari tė kulluar. Shandani tė jetė i farkuar. Baza e shtiza e tij, gotat e burbuqet dhe fletėt le tė jenė tė shkrira njė me tė. 32 Tė ketė gjashtė krahė: tre nga njėra anė e shtizės e tre nga ana tjetėr. 33 Nė njėrin krah le tė jenė tri gota nė trajtė tė lules sė bajames si dhe burbuqet e fletėt; po ashtu edhe tri gota nė trajtė tė lules sė bajames si dhe burbuqet e gotat nė krahun tjetėr: kėshtu duhet tė jenė tė gjashtė krahėt qė dalin nga shtiza e shandanit. 34 Nė vetė shtizėn e shandanit tė jenė katėr gota nė trajtė tė lules sė bajames po edhe burbuqet e fletėt. 35 Ēdo burbuqe nėn dy krahėt nė tri vende e qė janė gjashtė krahė qė dalin nga e njėjta shtizė. 36 Burbuqet e krahėt duhet tė jenė njė me shandanin qė duhet tė jetė i punuar prej arit tė pastėr, tė farkuar. 37 Punoji edhe shtatė dritėza dhe vendosi mbi tė qė tė ndiēojnė para tij. 38 Lotheqėsit dhe lotpritėsit e tyre le tė jenė prej arit tė kulluar. 39 Shandani me tė gjitha pjesėt pėrkatėse tė tija le tė jetė i rėndė njė talent ari tė kulluar. 40 Pra, kujdes, e punoje sipas gjedhes qė tė ėshtė dėftuar nė mal”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Ndihmat pėr shenjtėroren