Kapitujt

Dalja: 22. Rregulloret pėr dėmshpėrblim

22

1 Nėse zihet vjedhėsi duke thyer shtėpinė ose duke biruar murin e varrohet dhe prej varrės vdes, vrasėsi nuk bie nė gjak. 2 Por nėse e bėn kėtė pasi tė ketė lerė dielli, bie nė gjak. Vjedhėsi le tė kthejė gjithēka plotėsisht. Nėse nuk ka me ēka tė kthejė, le tė shitet pėr vjedhje. 3 Po u gjet tek ai bagėtia e gjallė, qė e vodhi ‑ bagėti e trashė ose bagėti e imėt ‑ le tė kthejė dyfish.

Rregulloret pėr dėmshpėrblim

4 Kur ndokush e pėrdor pėr kullotė ndonjė arė tė veten ose ndonjė vresht, e i lėshon bagėtitė e veta tė kullotin arėn e njė tjetri, le tė kthejė pikė pėr pikė prej arės sė vet frytet e dėmtuara, po nė qoftė se ia ka pėrmbysur krejtėsisht, le t’ia kthejė me ēfarė ka mė tė mirė nga ara e vet ose nga vreshti i vet.

5 Kush e ndez zjarrin dhe ferrat kapin e prej tij digjet drithi nė duaj, nė kallėz ose nė arė, ai qė e ndezi zjarrin le ta paguajė dėmin.

6 Kur ndokush i lė te ndonjė mik pėr t’ia ruajtur paratė ose gjėra tė tjera dhe, i vidhen atij tek i cili qenė lėnė nė rojė, nėse gjendet vjedhėsi, le tė kthejė dy herė aq. 7 Po s’u gjet vjedhėsi, i zoti i shtėpisė le tė afrohet te Hyji dhe le tė betohet se nuk ka vėnė dorė nė gjėnė e tė afėrmit tė vet.

8 Nė ēdo rast dėmtimi qoftė lidhur me gjedh, me gomar, me bagėti tė imėt ose me veshje, ose ēfarėdo tjetėr qė sjell farė dėmi, nėse ndokush thotė: “Ky ėshtė”, tė dy le tė nxirren para Hyjit e, ai, tė cilin Hyji ta dėnojė, le t’i kthejė tė afėrmit dyfishin.

9 Kur ndokush ia lė tė afėrmit nė rojė gomarin, kaun, delen ose edhe cilėndo bagėti e cof ose thyen qafėn ose rrėmbehet prej armikut, por askush nuk e sheh, 10 beja e bėrė para Zotit se nuk e ka shtrirė dorėn mbi gjėnė e shokut le ta ndajė ēėshtjen ndėr tė dy; pronari le tė kėnaqet me benė e ai tė mos detyrohet ta kthejė. 11 Po u vėrtetua se e ka vjedhur, le ta kthejė, 12 nėse e ka shqyer egėrsira, le ta sjellė tė shqyerėn pėr dėshmi e s’ka detyrė ta kthejė.

13 Kur dikush e huajon prej tė afėrmit tė vet ndonjė kafshė e kjo ose gjymtohet apo cofė pa qenė aty pronari, e ka pėr detyrė ta paguajė. 14 Po i ndodhi kjo nė praninė e pronarit, nuk e ka pėr detyrė t’ia paguajė, por po qe se ka qenė e huajuar me pagesė, atėherė tė marrė pagėn”.

Dhunimi i virgjėrės

15 Kur ndokush e ngashnjen njė vajzė virgjėr, e ajo nuk ėshtė e fejuar dhe fle me tė, le tė japė pėr tė ēmimin martesor e le ta marrė pėr grua. 16 Por po qe se i ati i virgjėrės nuk dėgjon t’ia japė, ngashnjyesit i duhet tė japė pėr tė shumėn e parave qė kėrkohen pėr pajėn martesore tė vajzės.

Ligje morale e fetare

17 Mos lejo tė jetojė magjistarja!

18 Kush tė bjerė me shtazė, le tė vritet.

19 Kush u flijon idhujve ‑ pėrveē njė tė vetmit Zot ‑ le tė vritet.

20 Mos e shfrytėzo as mos e shtyp tė huajin, sepse edhe ju qetė tė huaj nė dheun e Egjiptit.

21 Mos e dėmtoni vejushėn as bonjakun. 22 Nėse do t’i nėpėrkėmbėni, ato do tė kėrkojnė ndihmė prej meje e unė do ta dėgjoj ankimin e tyre. 23 Atėherė hidhėrimi im do tė ndizet flakė e do t’ju pres me shpatė. Gratė do t’ju mbesin tė veja e fėmijėt bonjakė.

24 Nėse do t’i huajosh para ndokujt prej skamnorėve tė popullit tim, qė ėshtė me ty, mos u sill me tė si t’i ishe kamatar: mos i merrni kamatė.

25 Nėse pėr peng ia ke marrė tė afėrmit tėnd gunėn, ktheja para perėndimit tė diellit. 26 Sepse ajo ėshtė i vetmi petk me tė cilin e mbėshtjell trupin dhe s’ka tjetėr nė tė cilin tė bjerė tė flejė. Nėse ankohet para meje, do ta dėgjoj, sepse kam dhembshuri.

27 Mos e shaj Hyjin e mos fol keq pėr prijėsin e popullit tėnd.

Frytet e para tė parėlindurit

28 Mos vono me flijimin e tė ardhurave tė lėmės e tė verės.

Mua ma jep tė parėlindurin e djemve tė tu.

29 Po kėshtu vepro edhe me bagėti tė trasha e tė imėta: shtatė ditė le tė rrijė me t’ėmėn e tė tetėn ditė ma jep mua.

30 Ju do tė jeni pėr mua njerėz tė shenjtė: mos e hani mishin e kafshėve tė shqyera nė fushė prej egėrsirės, por qitjani qenve.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Rregulloret pėr dėmshpėrblim