Kapitujt

Dalja: 20. Dhjetė urdhėrimet

20

1 Atėherė Zoti i tha tė gjitha kėto fjalė:

2 “Unė jamė Zoti Hyji yt qė tė nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrisė.

3 Mos ki tjetėr Zot, pėrveē meje.

4 Mos bėj kurrfarė idhulli, as farė pėrfytyrimi tė gjėrave qė janė lart nė qiell, as tė gjėrave qė janė poshtė mbi tokė, as tė gjėrave qė janė nė ujė nėn tokė. 5 Mos i adhuro ato as mos u jep farė nderimi, sepse unė, Zoti, Hyji yt, jam Hyj ziliqar qė e ndėshkoj paudhėsinė e etėrve nė fėmijė deri nė tė tretin e nė tė katėrtin brez tė atyre qė mė urrejnė, 6 por qė jam i mėshirshėm me mijėra brezni pėr ata qė mė duan e i zbatojnė urdhėrimet e mia.

7 Mos e merr nėpėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd, sepse Zoti s’do ta lėrė pa ndėshkuar atė qė do ta marrė nėpėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tė vet.

8 Tė bie nė mend ta shenjtėrosh ditėn e shtunė: 9 gjashtė ditė puno e kryej tė gjitha punėt e tua; 10 kurse e shtata ditė ėshtė e shtuna e Zotit, Hyjit tėnd: mos bėj kurrfarė pune ti as biri yt, as bija jote, shėrbėtori yt, as shėrbėtorja jote, as kafsha jote, as i huaji qė banon te ti. 11 Sepse gjatė gjashtė ditėve Zoti i bėri qiellin e tokėn e detin e gjithēka gjendet nė to e pushoi ditėn e shtatė; prandaj Zoti e bekoi ditėn e shtatė dhe e shenjtėroi.

12 Nderoje babain tėnd e nėnėn tėnde qė ta kesh jetėn e gjatė pėrmbi tokė qė do ta japė Zoti, Hyji yt.

13 Mos vra!

14 Mos bėj kurorėthyerje!

15 Mos vidh!

16 Mos bėj dėshmi nė rrenė kundėr tė afėrmit tėnd!

17 Mos i lakmo shtėpisė sė tė afėrmit tėnd.

Mos i lakmo gruas sė tij, shėrbėtorit, shėrbėtores; as kaut, as gomarit, asnjė gjėje qė i pėrket atij.”

18 Mbarė populli i dėgjonte zėrat, i shikonte vetėtimat, zėrin e borisė e dėgjonte dhe e shihte malin duke tymuar dhe, i trembur e i frikėsuar nga tmerri, qėndroi larg. 19 Ata i thanė Moisiut: “Fol ti me ne e do tė tė dėgjojmė, e tė mos na flasė Hyji qė tė mos vdesim”!

20 Atėherė Moisiu i tha popullit: “Mos kini frikė: Hyji erdhi pėr t’ju vėnė nė provė e qė ta keni gjithherė frikėn e tij me qėllim qė tė mos mėkatoni”.

21 Populli qėndroi larg, kurse Moisiu u drejtua drejt resė sė dendur, ku ishte Hyji.

2. KODI I BESĖLIDHJES

Ligji i lterit

22 Zoti i tha Moisiut edhe: “Thuaju kėshtu bijve tė Izraelit: ‘Patė se ju fola prej qiellit! 23 Mos bėni pėr ju pėrveē meje idhuj hyjnish tė huaja argjendi e ari. 24 Punojeni pėr mua njė lter dheu e nė tė flijoni fli shkrumbimi e pajtimi: delet e qetė tuaj. Nė ēdo vend tė cilin unė e caktoj, tė nderohet emri im, unė do tė vij e do tė tė bekoj. 25 Nėse do tė ma punosh lterin prej gurėve, mos ma puno me gurė tė latuar, sepse posa ta ulėsh mbi tė daltėn tėnde, do tė bėhet i papastėr. 26 Nė lterin tim mos u ngjit nėpėr shkallė, qė tė mos shihen pjesėt e turpshme tė tuat”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Dhjetė urdhėrimet