Kapitujt

Dalja: 19. Arritja nė Sinai

19

1 Nė muajin e tretė tė daljes sė Izraelit prej dheut tė Egjiptit, po atė ditė aritėn izraelitėt nė shkretėtirė tė Sinait. 2 Si u nisėn prej Rafidimit, arritėn nė shkretėtirė tė Sinait, aty ngulėn fushimin; nė shkretėtirė ngulėn zemėrimin pėrballė malit.

Premtimi i Besėlidhjes

3 Moisiu u ngjit te Hyji. Zoti e thirri prej malit e i tha: “Thuaj kėshtu shtėpisė sė Jakobit e kumtoj izraelitėt:

4 Ju vetė patė se ēfarė u bėra egjiptianėve,

se si juve ju kam bartur mbi krahėt e shqiponjave e ju kam sjellė deri tek unė.

5 Prandaj, nėse do tė ma dėgjoni fjalėn

e do ta mbani Besėlidhjen time,

ju do tė jeni ndėr tė gjithė popujt prona ime,

‑ imja ėshtė mbarė toka‑.

6 Ju do tė jeni pėr mua njė mbretėri priftėrinjsh, e njė popull i shenjtė.

Kėto janė fjalėt qė do t’ua thuash bijve tė Izraelit”.

7 Moisiu u kthye, i bashkoi krerėt e popullit dhe u tregoi gjithēka i kishte urdhėruar Zoti. 8 Mbarė populli u pėrgjigj njėzėri: “Do tė bėjmė gjithēka tha Zoti.”

Moisiu ia ktheu Zotit pėrgjigjen e popullit.

9 Zoti i tha Moisiut: “Ja unė po vij te ti nė njė re tė dendur qė, kur tė flas me ty, tė dėgjojė populli e tė ketė besim pėrherė edhe nė ty”. Kėshtu Moisiu ia solli Zotit fjalėt e popullit.

10 Zoti i tha Moisiut: “Shko te populli e bėje gati sot e nesėr. Le t’i lajnė petkat 11 e tė jenė gati pėr tė tretėn ditė, sepse tė tretėn ditė Zoti do tė zbresė nė sy tė mbarė popullit mbi malin Sinai. 12 Vėre pėr popull gjithkund pėrreth njė cak e urdhėro: Ruajuni se ngjiteni nė mal, as rrėzėn e malit mos e prekni! Kushdo ta prekė malin, do tė vritet. 13 Porse tė tillin askush s’guxon ta prekė me dorė: do tė vritet me gurė ose do tė shporohet me shigjeta.

Qoftė ai njeri ose kafshė, nuk do tė lihet gjallė.

Vetėm pasi tė ketė rėnė briri, do tė mund tė ngjiten nė mal”.

14 Atėherė Moisiu u ul prej malit e shkoi te populli, i cili u pėrgatit si tha Moisiu: i lanė petkat e veta. 15 Moisiu u tha: “Jini gati pėr tė tretėn ditė: mos u afronu grave”.

Hyji dėftohet

16 Erdhi e treta ditė dhe zbardhi drita: u ndien bubullima, shpėrthyen vetėtima, njė re tejet e dendur e mbuloi malin. Boria jehoi thekshėm dhe u dridh populli qė ishte nė zemėrimiė. 17 Atėherė Moisiu e bėri popullin tė dalė nga zemėrimia nė takim me Hyjin. Populli qėndroi nė kėmbė rrėzė malit.

18 Krejt mali i Sinait s’ishte tjetėr por tym, sepse Hyji kishte zbritur nė zjarr mbi tė e tymi i tij ngritej porsi tym furre. I tėrė mali tundej tmerrėsisht. 19 Zėri i bririt vinte gjithnjė e rritej: Moisiu fliste me Hyjin e Hyji i pėrgjigjej me bubullimė.

20 Zbriti, pra, Hyji mbi malin Sinai, nė majė tė malit, dhe e thirri Moisiun nė majė tė malit. Moisiu u ngjit. 21 Zoti i tha Moisiut: “Zbrit e porosite popullin tė mos e kapėrcejė cakun me qėllim qė ta shohė Zotin: ndryshe do tė bjerė vdekur njė shumicė e madhe. 22 Po edhe priftėrinjtė qė do t’i afrohen Zotit, le tė jenė tė pastėr, ndryshe Zoti do t’i shqimė”.

23 Moisiu i tha Zotit: “Populli nuk ka si tė ngjitet nė malin Sinai, sepse ti vetė na porosite kur the: ‘Vėre cakun gjithkund pėrreth e shpalle tė shenjtė malin’”. 24 E Zoti i tha: “Shko, zbrit, pastaj ngjitu bashkė me Aronin, kurse priftėrinjtė dhe populli tė mos i kalojnė caqet, as tė mos ngjiten te Zoti, ndryshe do tė vriten”.

25 Moisiu zbriti te populli dhe i tregoi gjithēka.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Arritja nė Sinai