Kapitujt

Dalja: 16. Mana dhe shkurtat

16

1 Mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit bėnė ēojėn edhe prej Elimit dhe erdhi nė shkretėtirėn e Sinit, qė gjendet ndėrmjet Elimit dhe Sinait. Ishte e pesėmbėdhjeta ditė e tė dytit muaj pasi kishin dalė prej dheut tė Egjiptit.

2 Mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit zuri tė ankohet kundėr Moisiut e Aronit nė shkretėtirė. 3 I thonin njėri‑tjetrit: “Oh, sikur tė kishim vdekur prej dorės sė Zotit nė dheun e Egjiptit, kur rrinim mbi vegsha mishi e hanim bukė derisa s’u ngopnim! Po pse na nxorėt dhe na sollėt nė kėtė shkretėtirė tė vdesė urie mbarė bashkėsia”?!

4 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Ja, unė po bėj t’ju bjerė bukė prej qiellit. Le tė dalė populli e le tė mbledhė, aq sa t’i dalė mjaft pėr ēdo ditė. Dua t’i vė nė provė palč a do tė ecin nė ligjin tim apo jo. 5 Tė gjashtėn ditė, kur tė pėrgatisin ēka kanė mbledhur duhet tė jetė dyfish se sa kanė mbledhur pėr ēdo ditė”.

6 Moisiu e Aroni u thanė tė gjithė bijve tė Izraelit:

“Nė mbrėmje do ta dini

pse Zoti ju nxori

nga dheu i Egjiptit,

7 kurse nė mėngjes do ta shihni

lavdinė e Zotit.

Sepse e dėgjoi ankimin tuaj kundėr Zotit. Sepse, kush jemi ne qė tė nynykatni kundėr nesh”?!

8 Atėherė Moisiu shtoi:

“Zoti do t’ju japė

tė hani mish nė mbrėmje

dhe nė mėngjes bukė derisa tė ngopeni,

sepse Zoti e dėgjoi ankimin tuaj qė e pėrshperitni kundėr tij. Sepse, kush jemi ne? Nynykatja juaj nuk ėshtė kundėr nesh, por kundėr Zotit”.

9 Moisiu i tha Aronit: “Thuaj mbarė bashkėsisė sė bijve tė Izraelit: Afrohuni nė praninė e Zotit, sepse e ka dėgjuar ankesėn tuaj!” 10 Dhe, ndėrsa Aroni po i fliste mbarė bashkėsisė sė bijve tė Izraelit, e sollėn shikimin drejt shkretėtirės dhe ja, lavdia e Zotit u dėftua nė re!

11 Atėherė Zoti iu drejtua Moisiut. I tha: 12 “I dėgjova ankimet e bijve tė Izraelit. Thuaju: Sonte do tė hani mish e nesėr nė mėngjes do tė ngiheni me bukė e atėherė do ta pranoni se unė jam Zoti, Hyji juaj”!

13 Posa u bė mbrėmje, ia behėn shkurtat dhe e mbuluan tėbanishėn, kurse nė mėngjes njė shtresė vese rreth e rrotull zemėrimiės. 14 E kishte mbuluar sipėrfaqen e shkretėtirės! Atėherė u duk mbi tokė kokėrrizė e hollė porsi brymė. 15 Kur e panė bijtė e Izraelit, i thanė njėri‑tjetrit: “Manhu?” /qė do tė thotė: “Ēfarė ėshtė kjo?”/. Sepse nuk dinin se ēka ishte. Moisiu u tha: “Kjo ėshtė buka qė Zoti jua dha pėr ta ngrėnė!

16 Dhe ja, ēka Zoti urdhėron: ‘Secili le tė mbledhė sa i del mjaft pėr tė ngrėnė; pėr ēdo anėtar njė gomor, sipas numrit tė anėtarėve tuaj. Merrni kėshtu secili sipas numrit tė njerėzve qė ka nė tendė”.

17 Bijtė e Izraelit vepruan kėshtu:

bashkuan kush mė shumė e kush mė pak. 18 E matėn me masėn e gomorit: as ai qė kishte mbledhur mė shumė, nuk kishte mė tepėr dhe, as atij qė kishte bashkuar mė pak, nuk i mungoi: kishin mbledhur tė gjithė aq sa mund tė hanin.

19 Moisiu u tha: “Askush tė mos ruajė gjė pėr tė nesėrmen.” 20 Ata qė nuk e dėgjuan, por ruajtėn ndonjė sasi prej saj pėr tė nesėrmen, u mbush me krimba dhe u qelb. Moisiu u zemėrua kundėr prej tyre. 21 Secili mblidhte nė mėngjes aq sa i nevojitej pėr ushqim. Kur nxente dielli, u shkrinte.

22 Tė gjashtėn ditė mblodhėn ushqim tė dyfishtė, d. m. th. dy gomorė pėr ēdo njeri. Erdhėn tė gjithė tė zotėt e shtėpive tė bashkėsisė dhe i treguan Moisiut. 23 Ai u tha: “Ėshtė pikėrisht ashtu siē u tha Zoti: ‘Nesėr ėshtė e shtunė, pushim nė nder tė Zotit: ēka keni pėr tė pjekur, piqeni, ēka keni pėr tė zier ziejeni. Gjithēka t’ju teprojė lėreni pėr nesėr nė mėngjes”.

24 Vepruan ashtu siē u tha Moisiu dhe nuk u prish dhe nuk u gjetėn krimba nė tė.

25 Moisiu u tha: “Hajeni sot, sepse ėshtė e shtuna nė nder tė Zotit, sot nuk do tė gjendet nė fushė manė. 26 Gjashtė ditė do ta mblidhni, kurse e shtata ditė ėshtė e shtuna nė nder tė Zotit: prandaj edhe nuk do tė ketė”.

27 Tė shtatėn ditė disa prej popullit dolėn pėr tė mbledhur, por nuk gjetėn. 28 Zoti i tha Moisiut: “Deri kur nuk doni t’i zbatoni urdhėrimet e mia dhe ligjin tim? 29 A s’po shihni se Zoti ju ka dhėnė tė shtunėn? Pėr kėtė arsye ju jep tė gjashtėn ditė bukė pėr dy ditė. Secili le tė rrijė nė shtėpinė e vet! Tė shtatėn ditė askush tė mos dalė nga vendi ku gjendet”!

30 Kėshtu, pra, populli pushoi tė shtatėn ditė.

31 Kėtė ushqim shtėpia e Izraelit e quajti manė. Ishte porsi kokrra e koriandrit, e bardhė, kurse shijen e kishte porsi kulaēi me mjaltė.

32 Moisiu tha: “Ja urdhri qė ka dhėnė Zoti: ‘Mbushe me tė njė gomor dhe tė ruhet pėr pasardhėsit tuaj qė ta njohin bukėn me tė cilėn ju ushqeva nė shkretėtirė, kur qetė nxjerrė nga dheu i Egjiptit’”.

33 Atėherė Moisiu i tha Aronit: “Merre njė enė dhe qit nė tė aq sa nxen njė gomor dhe vendose para Zotit e ruaje pėr pasardhėsit e tu”. 34 Po ashtu si i urdhėroi Zoti Moisiut, Aroni e vendosi pėr ta ruajtur para Dėshmisė.

35 Bijtė e Izraelit hėngrėn manėn pėr dyzet vjet, derisa s’erdhėn nė dheun e banueshėm. Me kėtė bukė u ushqyen derisa s’erdhėn nė kufijtė e dheut tė Kanaanit.

36 Gomori ėshtė e dhjeta pjesė e efit.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Mana dhe shkurtat