
Kapitujt

Jona: 1. Jona kundër dërgimit të vet
11 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonës, birit të Amatit, e i tha: 2
“Çohu e shko në qytetin e madh të Ninivës e prediko në të se fajësia e tyre ka arritur deri tek unë.”
3 Jona u çua për të ikur në Tarsis, larg prej Zotit. Zbriti në Jope, gjeti një anije që udhëtonte për Tarsis, pagoi çmimin e udhëtimit e hyri në të për të shkuar me ta në Tarsis, larg prej Zotit.
4 Por Zoti çoi në det një erë të madhe dhe në det u çua një stuhi e madhe sa që anija ishte në rrezik të copëtohej. 5 Detarët i kapi frika e secili e thirrte në ndihmë zotin e vet dhe, për ta lehtësuar anijen, i hodhën barrët në det. Ndërkaq Jona ishte ulur në fund të anijes, kishte rënë e po flinte me gjumë të rëndë. 6 Kapiteni i anijes iu afrua e i tha: “Çka? Ti po vdes në gjumë!? Çohu, thirre në ndihmë Hyjin tënd! Ndoshta Hyji mendon për ne e nuk mbytemi.” 7 Atëherë i thanë njëri‑tjetrit: “Ejani të hedhim short e të dimë pse na gjeti kjo e keqe.” Hodhën short e shorti ra mbi Jonën.
8 Atëherë i thanë: “Na trego për ç’shkak na erdhi kjo e keqe.
Cila është thirrja jote? Nga po vjen? Cili është vendi yt? Cilit popull i përket?” 9 Ai iu përgjigj: “Unë jam hebre, adhuroj Zotin, Hyjin e qiellit, i cili krijoi detin e tokën.” 10 Njerëzit i kapi frikë e madhe e i thanë: “Pse bëre kështu!” E kishin marrë vesh se po ikte larg prej Zotit, madje edhe vetë u tregoi. 11 Ata e pyetën: “Çfarë të bëjmë me ty që të qetësohet deti?” Sepse deti vinte e trazohej gjithnjë e më tepër. 12 Ai u tha: “Më kapni e më hidhni në det e deti do të qetësohet. Sepse e di mirë se kjo stuhi e madhe u çua kundër jush për shkakun tim.”
13 Njerëzit u jepnin rremave për t’u kthyer në terik, por s’mundnin sepse deti tërbohej edhe më fort. 14 Atëherë iu lutën Zotit e thanë: “Ah, o Zot, mos lejo të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na e ngarko gjakun e pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke vepruar sikurse ke dashur!” 15 E kapën Jonën dhe e hodhën në det. Deti e qetësoi furinë e vet. 16 Njerëzit i pushtoi një frikë e madhe nga Zoti; i paraqitën fli dhe i bënë kushte Zotit.

Kapitujt
