
Kapitujt

Hebrenjve: 10. Feja
101 Feja është një mënyrë të pasuri të gjërave që shpresohen, mjet të njihen gjërat që nuk shihen. 2 Në fuqi të saj, madje, të parët tanë fituan një dëshmi të mirë.
3 Me anë të fesë e dimë se botërat u trajtuan prej fjalës së Hyjit, në mënyrë që çka shihet u përftua nga ato që nuk shihen.
4 Me anë të fesë Abeli i kushtoi Hyjit fli më të mirë se Kaini. Me anë të saj mori dëshminë se është i drejtë - Hyji u dha dëshmi dhuratave të tij - dhe, me anë të saj, edhe pse i vdekur, ende flet.
5 Me anë të fesë Henoku u ndërrua vendit që të mos e shohë vdekjen dhe më nuk u gjet, sepse Hyji i ndërroi vend. E njëmend, para mbartjes mori dëshminë se i kishte pëlqyer Hyjit. 6 Por pa fe nuk është e mundshme t’i pëlqehet Hyjit, sepse ai që i afrohet duhet të besojë se Hyji është dhe se i shpërblen ata që e kërkojnë.
7 Me anë të fesë Noehi, i mësuar prej Hyjit për gjëra që ende nuk shiheshin, i bindur në shpirt, e punoi arkën për shpërtimin e familjes së vet; me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtari i drejtësisë që vjen nga feja.
8 Me anë të fesë Abrahami, kur qe grishur, dëgjoi të çohet dhe të niset drejt vendit që do ta fitonte në trashëgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do të shkonte. 9 Me anë të fesë erdhi të banojë në tokën e premtuar si në tokën e huaj dhe jetoi nën tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkëtrashëgimtarët e të njëjtit premtim, 10 sepse priste Qytetin me themele të palëkundshme, arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Hyji.
11 Me anë të fesë - edhe vetë Sara beronjë - fitoi mundësinë të bëhej nënë - megjithëse i kishte kaluar mosha - sepse e mbante besnik Atë që i dha premtimin. 12 Këndej, prej një njeriu - dhe ai gati i vdekur, lindi një shumicë e madhe porsi yjet në qiell dhe rëra e panumërueshme në bregun e detit.
13 Të gjithë këta vdiqën në fe pa marrë çka u qe premtuar. Ata vetëm e vërejtën prej së largu dhe e përshëndetën duke pranuar se janë të huaj dhe udhëtarë përmbi tokë. 14 Vërtet, ata që flasin kështu, dëftojnë qartë se kërkojnë atdheun. 15 Patjetër, po të kishin menduar për atdheun prej të cilit dolën, do të kishin pasur kohë të ktheheshin. 16 Por, tashti, ata dëshirojnë një atdhe më të mirë - d. m. th. atmen qiellore. Për këtë arsye Hyjit nuk i vjen turp të quhet Hyji i tyre: vërtet, Ai ua ka bërë gati Qytetin.
17 Me anë të fesë, Abrahami, i vënë në provë, e flijoi Izakun. Flijonte djalin e vetëm ai që kishte marrë premtimin, 18 të cilit i qe thënë: »Pasardhësit e tu do të rrjedhin prej Izakut«, 19 plotësisht i bindur se Hyji mund të ngjallë edhe të vdekurit. Prandaj edhe e rifitoi - dhe qe një shëmbëlltyrë.
20 Me anë të fesë Izaku bekoi Jakobin dhe Ezaun pikërisht në vështrim të gjërave që kishin për të ndodhur.
21 Me anë të fesë Jakobi - në fill të vdekjes - bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe, thellë u përkul i mbështetur mbi dorëzën e shkopit të vet.
22 Me anë të fesë Jozefi - në fill të vdekjes - përmendi Daljen e bijve të Izraelit dhe dha urdhër lidhur me eshtrat e vet.
23 Me anë të fesë Moisiu, i sapolindur, qe fshehur për tre muaj nga prindërit, sepse panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk e druajtën urdhrin e mbretit.
24 Me anë të fesë Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi të quhej më djalë i bijës së faraonit. 25 Më fort deshi të pësojë me e Hyjit se të gëzojë për pak kohë dëfrimin e mëkatit. 26 E çmoi pasuri më të madhe mundimin e Krishtit se visaret e Egjiptit, sepse i kishte sytë të ngulur në shpërblim.
27 Me anë të fesë e la Egjiptin pa e druajtur zemërimin e mbretit - i patrandshëm si ai që sheh të Papashmin.
28 Me anë të fesë i kremtoi Pashkët dhe bëri stërpikjen me gjak që Engjëlli vrasës të mos i prekte të parëlindurit e Izraelit.
29 Me anë të fesë kaluan nëpër Detin e Kuq si nëpër tokë të thatë dhe, kur e sprovuan egjiptianët, u mbytën.
30 Me anë të fesë u rrëzuan muret e Jerihonit, pasi u qarkuan për shtatë ditë.
31 Me anë të fesë Rakaba lavire nuk u vra bashkë me kryengritësit, sepse i priti vëzhguesit paqësisht.
32 Po çka të them më? Nuk do të më dilte koha të flas për Gjedeonin, për Barakun, për Samsonin, për Jeftin, për Davidin, për Samuelin dhe për profetët, 33 të cilët me anë të fesë nënshtruan mbetëri, vunë në veprim drejtësinë, fituan premtimet, mbyllën gojën e luanëve, 34 shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, u shëruan nga sëmundjet, u dëftuan trima të fortë në luftë, zmbrapsën ushtritë e të huajve. 35 Disa gra i fituan, me anë të ngjalljes, të vdekurit e vet. Të tjerë, të vënë në mundime, nuk e pranuan faljen, që të fitonin një ngjallje më të mirë. 36 Prapë disa të tjerë sprovuan poshtërime, frushkullime, madje, edhe pranga dhe burgje; 37 u vranë me gurë, u sharruan, u prenë me teh të shpatës, u enden të veshur me lëkura delesh, me lëkura dhish, në skamje, të nëpërkëmbur, të marrë me të keq 38 - bota nuk ishte e denjë për ta - endeshin nëpër shkretëtirë, nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër gropa dheu.
39 Të gjithë këta, edhe pse e morën dëshminë e mirë me anë të fesë, megjithatë, nuk morën çka u qe premtuar, 40 sepse Hyji parapa diçka më të mirë për ne: që pa ne ata të mos e arrijnë përsosmërinë.

Kapitujt
